SHKARKIMI
Sa do të përfitojë Hasi me shkarkimin nga Legia?
19 September, 2016 @23:25
Trajneri gjakovar, Besnik Hasi, pritet të përfitojë shumë të majme të hollash me shkarkimin e parakohshëm nga Legia e Varshavës.
Njoftimin e ka bërë të ditur portali polak, sport.se.pl që ka shkruar se Hasi pritet të përfitojë prej 1 deri në 1.5 milionë euro për prishje të njëanshme të kontratës nga ekipi, ku qëndroi vetëm 3 muaj.