KONGOLEZËT E ISTOGUT
Kryejnë stërvitjen e parë
11 March, 2016 @18:12
Pasi që arritën mbrëmë në Kosovë, dy futbollistët nga Kongo, sot kanë dalë në stërvitjen e parë me ekipin e ri të tyre, Istogun.
Istogu po lufton për mbijetesë këtë stinor në Superligë, ndërsa të dyja përforcimet janë në pozitën e sulmit.
Mupala Singa Jeancy është 18 vjeçar ndërsa Hemedi Kibimbi Victor është 19 vjeçar.
Faqja zyrtare e Istogut ka bërë të ditur se dyshja në fjalë do të jetë në përbërje të Genc Hoxhës para ndeshjes me Llapin.