Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA - BALLKANI

Kryesuesit barazojnë në Gjilan

Kryesuesit barazojnë në Gjilan


6 November, 2022 @14:57

Pa fitues është mbyllur ndeshja kryesore e ditës në Superligë.

Drita dhe Ballkani ndeshjen mes tyre e mbyllën 2-2 (Besnik Krasniqi 12’, Marko Simonovski 49’ / Albin Berisha 23’, Albion Rrahmani 74’).

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll 1-1.

Drita kaloi e para në epërsi me golin e Besnik Krasniqit nga pika e bardhë (12’), kurse për mysafirët barazoi sulmuesi Albin Berisha rreth 10 minuta më vonë.

TABELA AKTUALE

Me të filluar pjesa e dytë, Drita kaloi përsëri në epërsi përmes Marko Simonovskit (49’), por Albion Rrahmani mohoi fitoren vendasve me golin e shënuar në minutën e 74’. Kështu, ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë, 2-2 pas 90 minutave lojë.

Në ndeshjen e ardhshme, Drita luan si mysafire e Gjilanit në derbin e qytetit, kurse Ballkani e pret Llapin në shtëpi.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga