SCHALKE 04

REUTERS
Kthehet Huntelaar
15 January, 2014 @13:36
Klaas-Jan Huntelaar, sulmuesi holandez i Schalkes është afër rikthimit të tij në fusha të gjelbëra pas lëndimit.
Huntelaar i cili vuajti tërë gjysmëstinorin vjeshtor nga lëndimi në ligamente pritet të rikthehet për pjesën e dytë të stinorit në Bundesligë dhe Ligë të Kampionëve.
Sulmuesi 30 vjeçar i gjermanëve do të jetë gati edhe për ndeshje ndaj ish ekipit të tij, Real Madrid, në Ligë të Kampionëve, gjë që është vlerësuar lartë nga krerët e klubit.
Schalke ka arritur të kualifikohet për herë të dytë me radhë në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve, ndërsa në Bundesligë nuk ka arritur rezultate të pritura duke përfunduar gjysmën e stinorit në vend të shtatë të tabelës së klasifikimit.