NGA MILANO NË FIRENCË

REUTERS/Arkiv
Shtegëtari Matri
15 January, 2014 @0:33
Sulmuesi 29 vjeçar i Milanit, Alessandro Matri, që arriti nga Juventusi në fillim të këtij stinori, pritet që të kalojë te Fiorentina.
Sipas mediave italiane, e tëra që ka mbetur të përfundojë drejt zyrtarizimit të tij janë kontrollet mjekësore të së mërkurës dhe disa detaje të vogla në kontratë.
Kështu Matri do të plotësojë boshllëkun në sulmin e ekipit të Vincenzo Montellas, pas lëndimeve të Mario Gomezit dhe Giuseppe Rossit.
Ekipi vjollcë është duke treguar lojëra impresionuese me Montellan në krye, por lëndimi i sulmuesve kryesorë të ekipit i ka lënë ata prapa kreut të Serie A-së.
Matri, i cili nuk arriti që të bind drejtuesit e Milanit për shkak të paraqitjeve jo konstante dhe me një gol të vetëm të shënuar në gjysmëstinor, me plotë dëshirë ka ndërruar ambientin e tij.