COUPE DE LA LIGUE

REUTERS
Pastore maestral, çon Parisin përpara
15 January, 2014 @0:02
Lideri i Ligue 1, Paris St Germain, ka mposhtur Bordeauxnë sonte për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Ligës françeze.
Argjentinasi Javier Pastore ka qenë njeriu që u tregua si motor i ekipit parisien i udhëhequr nga Laurent Blanc për të eliminuar ish ekipin e tij, Bordeaux me fitoren 3-1.
Dy golat vendimtar të takimit erdhën krejt në fund të saj, kur Adrien Rabiot dhe Blaise Matuidi shënuan për fitoren 3-1, pasi që deri atëherë rezultati ishte i barabartë 1-1.
Pastore ka shënuar golin e parë për Paris St Germain dhe ka qenë maestral në pasimet që sollën dy golat në fund të takimit për të çuar ekipin e tij në gjysmëfinale të Kupës së Ligës së Francës.