Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZLATAN IBRAHIMOVIC

Falas te Dortmundi

REUTERS

Falas te Dortmundi


14 January, 2014 @15:45

E tëra ndodhi në ceremoninë e ndarjes së Topit të Artë. 

Në një dialog të shpejtë gjatë takimit të yllit suedez të Paris St Germain, Zlatan Ibrahimovic dhe trajnerit të Borussia Dortmund, Jurgen Klopp, suedezi i ka thënë gjermanit se do të mund të luajë për Dortmundin. 

Klopp iu afrua Ibrahimovicit për t’ia uruar trofeun Puskas për golin më të bukur të vitit të shënuar nga suedezi dhe ky ishte dialogu që u zhvillua para kamerave…

Ibra: “Kur po më merr në Dortmund?” 

Klopp: “Hej të lutem, më duhet ta shesë tërë ekipin.” 

Ibra: “Jo, s’ke nevojë. Do të vijë të luaj falas për ty.” 

Klopp: “Ti po vjen falas? (Kthehet kah kamerat) E dëgjuat se çka tha?!” 

Ibra: “Do të vi pa kurrëfarë pagese në Dortmund. Ky dialog nuk është për kreun e Parisit.” 

...dhe biseda ka përfunduar. 

Vera nuk është larg dhe pritet të shihet se sa e ka pasur përnjëmend Ibra. 


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga