KONFIRMOHET MUNGESA

Foto: uefa.com
Kthehet pas një muaji
30 December, 2015 @11:26
Lëndimi i fundit i Vincent Kompanyt ka bërë që ai të mungojë edhe për një muaj shtesë nga fushat e gjelbërta, ka thënë trajneri i ekipit Manuel Pellegrini, shkruan BBC Sport sot.
Kompany tamam ishte shëruar dhe kur u fut në ndeshje nga Pellegrini, u rilëndua pas vetëm 10 minuta të kaluara në fushë.
Belgu 28 vjeç është shtyllë e mbrojtjes së Cityt dhe mungesa e tij mund të luaj rol në aspiratat për titull të ekipit të kaltërt nga Manchesteri.
Kompany ka munguar në 11 nga 19 ndeshjet e këtij stinori në Premier League, pas lëndimit që e morri në Ligë të Kampionëve më 15 shtator ndaj Juventusit.