XHERDAN SHAQIRI AMBICIOZ

Foto: premierleague.com
Mund të dalim në Europë
30 December, 2015 @11:18
Lojtari më i shtrenjtë në histori të Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri, në një bisedë me The Daily Star ka bërë të ditur se ekipi i tij mund të përfundojë lartë në tabelë të Premier League, duke synuar garat europiane e pse jo edhe Ligën e Kampionëve.
“Asnjëherë nuk i dihet në futboll. Këtë stinor posaçërisht Premier Liga ka treguar se gjithçka është e mundur,” ka thënë Shaqiri fillimisht.
“Ne po i mposhtim ekipet e mëdha, por të njejtën duhet bërë edhe ndaj ekipeve që pritet të fitojmë. Ndoshta është pak punë mentaliteti në skuadër, por pa lojë ekipore s’ka fitore,” ka thënë golashënuesi i dyfishtë në ndeshjen e fundit për këtë vit të Stoke Cityt.