BORUSSIA DORTMUND
Kthim për barazim
24 September, 2014 @22:19
Skuadra e Jurgen Klopp, Borussia Dortmund, është dashur të bëj rikthim në lojë për të arritur një pikë dhe për t’iu shmangur disfatës së dytë brenda katër ditëve në Bundesligë.
Gjermani 24 vjeçar, Daniel Didavi, është treguar sot i mrekullueshëm në fillim të pjesës së dytë duke shënuar dy herë për Stuttgartin, që ende s’ka fitore në Bundesligë.
Mirëpo, në 15 minutëshin e fundit të lojës verdhezinjtë kanë arritur të kthehen në lojë përmes golave të Pierre Emerick Aubameyang dhe Ciro Immbile, ku ky i fundit ka shënuar golin e parë në Bundesligë, të vlefshëm për një pikë.
REZULTATET, TABELA DHE NDESHJET E RADHËS