Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DERBI SHQIPTAR NË GJERMANI

Xhaka mposht Behramin

Xhaka mposht Behramin


24 September, 2014 @22:11

Ekipi i Granit Xhakës ka dalë fitues ndaj atij të Valon Behramit në Bundesligë sonte. Borussia Monchengladbach ka mposhtur Hamburgun me rezultat minimal për të arritur te trepikëshi i radhës. 

Granit Xhaka, sikurse edhe Valon Behrami, kanë qenë pjesë të pandashme të ekipeve, derisa kanë nisur ndeshjen që nga fillimi dhe e kanë përfunduar atë. 

Golin e fitores për Borussian e Xhakës e shënoi mesfushori ofanziv i skuadrës, Max Kruse, derisa Hamburgu i Behramit vazhdon të mbetet pa fitore në stinorin e ri. 

REZULTATET, TABELA DHE NDESHJET E RADHËS


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga