ATLETICO MADRID
Kampioni, i kthehet fitores
24 September, 2014 @22:03
Kampioni i Spanjës, Atletico Madrid, i është kthyer fitores pas barazimit në xhiron e fundit. Me një lojë të ashpër, ku më shumë se gjysma e lojtarëve të Diego Simeones u ndëshkuan me kartona të verdhë ata kanë arritur të dalin fitues nga mysafirllëku i vështirë në stadiumin Mediterraneos në Almeria.
Golin e vetëm të ndeshjes e ka shënuar qendërmbrojtësi brazilian i Jorganxhinjëve, Joao Miranda, që realizoi në minutën e 60-të të takimit për fitoren e madhe të kampionit.
Me këtë fitore, Atletico Madrid, përkohësisht është kthyer në vend të dytë të tabelës, me një pikë më pak se liderja Barcelona dhe një më shumë se Valencia e Sevilla - ku, që të gjitha kanë nga një ndeshje më pak.
REZULTATET, TABELA DHE NDESHJET E RADHËS