Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSTARIKANI

Navas, gjithmonë i gatshëm për Realin

keylornavasofficial

Navas, gjithmonë i gatshëm për Realin


24 September, 2014 @9:57

Reprezentacioni dhe paraqitjet në Kampionatin Botëror, Brazili 2014, e bën atë të famshëm në botën e futbollit. 

Pesë vitet e kaluara në Segunda, por edhe në Primera Division - as që e bënë atë të vërehet derisa luante për Albaceten dhe Levanten. 

E mbrëmë, ai debutoi për Mbretërit e Spanjës, Real Madridin. Duke e nisur ndeshjen nga minuta e parë e takimit, Keylor Navas, kostarikani 27 vjeç, realizoi ëndrrën e tij. 

“Rasti madhor dhe privilegj, të debutosh për Madridin. Më vjen mirë, edhe pse nuk pata shumë punë gjatë ndeshjes, që ekipi arriti te fitorja,” ka thënë Navas për mediat spanjolle pas debutimit të tij të plotë te Real Madridi. 

Real Madrid përkundër se pranoi golin e parë të ndeshjes nga penalltia mbrëmë, riktheu senzacionalisht ndeshjen me anë të Cristiano Ronaldos fantastik

“Sa herë që do të më ipet rasti të mbrojë, do të hyjë në fushë sikurse të jetë ndeshja ime e fundit për këtë fanellë. Konsideroj veten vetëm si një anëtar më shumë i një grupi. Respektoj bashkëlojtarët dhe kam ëndrrat, qëllimet dhe cilësitë e mija,” ka përfunduar kostarikani deklaratën e tij, transmeton Foot Espana sot. 

Navas, kishte ardhur në Spanjë si lojtar i lirë nga ekipi kostarikan, Deportivo Saprisa. Albacete në Segunda Divison, e mbajti vetëm një stinor, pasi që u kërkua nga Levante e La Ligas stinorin e radhës. 

Levante pas një stinori të huazuar pagoi 150 mijë euro për transferin e tij dhe katër stinorë më vonë panteri nga Amerika e Mesme u shit për 10 milionë euro te Real Madridi! 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga