KOMISIONI
Prishtina e Vëllaznimi, në disciplinore
24 September, 2014 @8:45
Derbi i shumëpritur mes Prishtinës dhe Vëllaznimit që përfundoi me barazim, nuk ka kaluar pa ndëshkime.
Përkundër se drejtuesit e ekipeve tentuan që gjithçka të sjellin në miqësi, me pritje, deklarata të matura e gjëra të tilla, tifozët e të dyja palëve vazhduan me avazin e vjetër.
Kështu, për dy klubet në fjalë është inicuar procedurë disciplinore nga FFK-ja, ku ceket edhe therrja me thikë e një tifozi (sipas raportit të policisë) dhe disa të lënduar, njofton FFK-ja.
“Komesari i Garave ka vendosur për Inicim të Procedurës Disciplinore ndaj Prishtinës, për sjelle të tifozërisë pas përfundimit të pjesës së parë, ku një grup tifozësh hodhën gjësende të forta nga ana e jashtme e stadiumit në drejtim të tifozëve të Vëllaznimit, ku si pasojë e kësaj ka pas therrje me thikë dhe disa të lënduar. Procedurë Disciplinore është inicuar edhe ndaj tifozëve të Vëllaznimit shkaku i sjelljes së tifozërisë ku u demoluan disa ulëse ku ishin të vendosur ata,” është thënë në publikimin e FFK-së lidhur me këtë ndeshje, të nënshkruar nga Ismet Ahmeti, Komesar.
Pala e pakënaqur ka të drejtë në afat treditësh nga dita e pranimit të Vendimit të Organit të shkallës së dytë.