THE REDS
Lojë nervash në Anfield
23 September, 2014 @23:17
Liverpooli nuk lejoi që ta përjetojë fatin e njëjtë sikur Manchester Unitedi dhe Arsenali, të cilët u eliminuan nga Kupa e Ligës. Të kuqtë arritën me shumë mund të sigurojnë kualifikimin në rundin e radhës duke e mposhtur skuadrën nga Championshipi anglez, Middlesbrough.
Pjesa e rregullt e ndeshjes përfundoi me rezultat 1-1, ku golat u shënuan nga debutuesi 17 vjeçar i Liverpoolit Jordan Rossiter, dhe mesfushori i majtë i Boros, Adam Reach.
Në lojën shtesë u shënuan edhe dy gola. Liverpooli përsëri kaloi në epërsi me anë të spanjollit 20 vjeçar Suso, derisa mysafirët e barazuan rezultatin në çastet e fundit me golin e Patrick Bamford, për t’ia lënë fatin e ndeshjes ekzekutimit të penalltive.
Penalltitë ishin lojë nervash me kuptimin e plotë të fjalës pasi që u realizuan plotë 15 ekzekutime nga të dyja palët, ndërsa rezultati përfundimtar i penalltive ishte 14-13 për Liverpoolin.
Ekzekutuesit e penalltive
1 | Balotelli | Bamford (dështoi) | ||
2 | Lucas Leiva | Clayton | ||
3 | Lallana | Reach | ||
4 | Suso | Adomah | ||
5 | Sterling (dështoi) | Vossen | ||
6 | Williams | Friend | ||
7 | Toure | Ayala | ||
8 | Sakho | Fredericks | ||
9 | Manquillo | Omeruo | ||
10 | Jose Enrique | Wildschut | ||
11 | Mignolet | Blackman | ||
12 | Balotelli | Bamford | ||
13 | Lucas Leiva | Clayton | ||
14 | Lallana | Reach | ||
15 | Suso | Adomah (dështoi) |