ROSSONERI
Milan shpëton një pikë
23 September, 2014 @23:10
Skuadra e Empolit as pas javës së katërt nuk ka arritur ta shijojë fitoren e parë këtë stinor. Megjithëse ishin afër arritjes së këtij qëllimi, ata nuk arritën ta ruajnë epërsinë prej 2-0 ndaj Milanit dhe në fund u ndanë me një pikë nga fusha.
Milani u befasua me dy gola të vendasve në njëzet minutat e para. Së pari Lorenzo Tonelli shënoi për 1-0, e më pas sulmuesi Pucciarelli e dyfishoi epërsinë.
Megjithatë kuqezinjtë nga Milano arritën të këndellen para se të shkojnë në zhveshtore, me golin e Fernando Torresit, i cili e shënoi golin e tij të parë me fanellën e Milanit.
Baraspesha në rezultat erdhi në minutën 57’ me golin e japonezit Keisuke Honda, që ishte edhe goli i fundit për këtë ndeshje.
Nga minuta 69’ për Empolin u aktivizua edhe mbrojtësi anësor i kombëtares kuqezi, Elseid Hysaj, i cili e zëvendësoi françezin Vincent Laurini.
Rezultatet dhe tabela aktuale.