TOP GOLASHËNUESI
Berat Sadik shënon në fitore
23 September, 2014 @21:48
Berat Sadik edhe njëherë ka konfirmuar kandidaturën e tij për t’u bërë golashënuesi më i mirë i Superligës zvicerane.
Sulmuesi me prejardhje shqiptare dhe me nënshtetësi finlandeze, shënoi golin e parë për skuadrën e tij në minutën 37’ nga penalltia, duke kontribuar kështu në fitoren 3-2 të Thun-it.
Ky është goli i gjashtë i Sadikut pas nëntë javëve të kaluara në kampionatin zviceran, qe e ngrit 28 vjeçarin në krye të listës së golashënuesve.
Për Luzernin në këtë ndeshje ishin në dispozicion edhe Jahmir Hyka dhe Fidan Aliti, por dyshes shqiptare nuk iu dha rasti për lojë në këtë takim nga trajneri i tyre.
Tani Thuni gjendet në pozitën e tretë të radhitjes tabelare me 16 pikë, kurse Luzerni mbetet në fund të tabelës me vetëm 5 pikë dhe pa asnjë fitore.