LIGUE 1
Pesëshe nga Marseille
23 September, 2014 @21:06
Olympique Marseille ka regjistruar fitoren e pestë me radhë në kampionatin françez duke e mposhtur ekipin Reims me rezultat të thellë 0-5.
Sulmuesi kryesor i marsejezëve, Andre Pierre Gignac, shënoi dy herë për ta përcaktuar rezultatin e pjesës së parë, gjersa në pjesën e dytë atë e ‘imitoi’ Andre Ayew po ashtu me dy gola.
Golin e fundit në ndeshje që e vulosi rezultatin përfundimtar e shënoi mesfushori Gilbert Imbula në minutën 74’ të ndeshjes.
Me këtë fitore Marseille vazhdon të mbetet në krye të radhitjes tabelare në Ligue 1, kurse për Reimsin kjo ishte humbja e katërt në këtë stinor.
Rezultatet dhe tabela aktuale.