ROSSONERI
Torres i stërlumtur me gol
24 September, 2014 @9:13
El Nino nisi hatashëm me Milanin, përkundër se ekipi i tij nuk arriti fitore, por barazoi mbrëmë me Empolin në Carlo Castellani.
“Jam tejet i lumtur me golin e parë të shënuar, por mendoj se fitorja e Milanit do të ishte më me rëndësi,” ka thënë fillimisht 30 vjeçari për Sky Sport Italia.
“Objektivat, si të mijat ashtu edhe të klubit janë kualifikimi në Europë. Natyrisht që është lehtë të luash me lojtarët e mëdhenjë,” ka thënë ndër të tjera spanjolli që erdhi si huazim nga Chelsea te Rossonerët e udhëhequr nga Pippo Inzaghi.
Torres debutoi si rezervist në ndeshjen e kaluar të Milanit, ndaj Juventusit, derisa mbrëmë për herë të parë luajti nga fillimi i ndeshjes për Rossonerët.
Milan, pas dy fitoreve në dy xhirot e para, në dy të fundit është mposhtur nga Juventus në San Siro dhe nuk ka arritur më shumë sesa një barazim ndaj Empolit luftarak.