THE SAINTS POWER
Suksesi quhet, Southampton
Editorial
24 September, 2014 @14:28
Të Shenjtit - kështu i thërrasin. Prej se erdhën në Premier League (po e përjetojnë stinorin e tretë), me një gjeneratë lojtarësh entuziastë dhe me një trajner me potencial - shkëlqyen për ekipin që e kishin në elitë.
Shitblerjet
Erdh vera 2014. Shkoi trajneri, por shkuan edhe ajka e lojtarëve.
Luke Shaw, Adam Lallana, Calum Chambers, Dani Osvaldo, Gaston Ramirez, Rickie Lambert, Dejan Lovren, e trajneri Mauricio Pochettino.
Mirëpo, te Të Shenjtit, gjithçka mbeti siç ishte me transfere si: Graziano Pelle, Frasier Forster, Shane Long, Florin Gardos, Dusan Tadic, derisa trajneri i ri u emërua Ronald Koeman.
Wenger pranon cilësinë
Me mposhtjen e Arsenalit mbrëmë në Kupën e Ligës, Southampton, ka treguar se ekipin nuk e përbëjnë individët por shpirti ekipor dhe tashmë ata përveç që kaluan një kundërshtar serioz në këtë garë, vazhdojnë me rezultate të mira edhe në Premier League, ku aktualisht janë pas liderit Chelsea, në vend të dytë me 10 pikë nga 5 ndeshje të zhvilluara.
“Arsyeja e humbjes sonë është performanca e kundërshtarit. Nuk është faji i lojtarëve që ne humbëm. Southampton meriton lëvdata. Ata janë ekip i mirë dhe luajtën mirë,” kanë qenë fjalët e trajnerit të Arsenalit, Arsene Wenger, pas disfatës së mbrëmshme - që flet më shumë për Southamptonin aktual.
Fitimi
Për më tepër, Southampton, me lojtarët që i ka shitur ka fituar para të majme, derisa lojtarët që i ka blerë - nuk kanë kushtuar as sa gjysma e atyre të shiturve - që kalojnë 50 milionë euro!