OLIMPICO

Foto: Lazio Official
Lazio kalon Galatën
25 February, 2016 @19:36
Pas barazimit 1-1 në Turqi, Lazio me golat e Parolos, Felipe Andersonit dhe Kloses ka mposhtur kampionin në fuqi të Turqisë me rezultat 3-1. Për Galatasarayn golin e nderit e shënoi Oztekin, por kjo nuk i mjaftoi skuadrës turke që të kualifikohej.
Lazio është skuadra e parë italiane që kualifikohet në 1/8 e Europa League deri më tani këtë edicion, me Fiorentinën që e zhvillon ndeshjen kthyese pas pak.