NË MOSKË KALON FENERBAHÇJA

Foto: uefa.com
Topal siguron kualifikimin e Fenerit
25 February, 2016 @18:51
Ekipi rus i Lokomotivës ka pasur mundësi që të barazojë duelin kur ishte në avantazh 1-0 me golin e shënuar në fund të pjesës së parë, por pak para fundit të ndeshjes, Mehmet Topal, me një goditje precize me kokë, ka barazuar rezultatin 1-1 dhe ka siguruar të tetën e finales së Europa Ligës për Fenerbahçen sonte.
Fenerbahçe kishte shënuar fitore 2-0 në përballjen e parë ndaj moskovitëve, ndërsa gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes së sotme ishte në disavantazh 1-0 dhe me një gol potencial rusët do të çonin ndeshjen në vazhdime.
Por, në fund nuk ndodhi kjo dhe Robin Van Persie me kompani, tani kalojnë suksesshëm në raundin e radhës së Europa Ligës.