LIRIDON KUKAJ
Kukaj përshëndetet nga Prishtina
10 June, 2017 @12:47
Liridon Kukaj, mbrojtësi 33 vjeç, zyrtarisht ka përfunduar së barturi fanellën e FC Prishtina.
Pesë stinorë me radhë dhe gjashtë stinorë e gjysmë gjithsej me fanellën bardhekaltër, ai ka arritur të fitoj 5 trofe: titullin e kampionit (2012/13), tre trofe të Kupës (2005/06, 2012/13 dhe 2015/16) dhe 1 Superkupë (2015/16) dhe është pjesë e skuadrës që ka fituar “kurorën e dyfishtë” – e vetmja kjo në histori të klubit më 2012/13.
Liridon Kukaj ka regjistruar me Prishtinën 185 ndeshje zyrtare në tre gara duke shënuar edhe 12 gola kampional. Pas luftës vetëm tre futbollistë kanë më shumë paraqitje, Azem Ahmeti 254, Florim Humolli 235 dhe Kushtrim Mushica 188.
Prishtina ka falenderuar Liridon Kukajn për kontributin e dhënë shumëvjeçar për klubin dhe i ka uruar sukses në karrierë.