KAMPIONI DREJT SLLOVENISË
Trepça’89 aranzhon dy miqësore në Slloveni
Burimi: Koha ditore
10 June, 2017 @11:28
Kampionja e Kosovës, Trepça’89, ka aranzhuar dy ndeshje miqësore për fazën përgatitore që do ta kryejë në Slloveni.
Astra Giurgiu nga Rumania dhe Olimpija e Sllovenisë, do të jenë kundërshtarët e parë të minatorëve në fazën përgatitore.
Ndaj ekipit që përfundoi në pozitën e gjashtë në elitën e futbollit rumun, 89shi do të luaj më 19 qershor, ndërsa ndaj ekipit që përfundoi stinorin në vend të tretë në elitën sllovene, mitrovicasit do ta luajnë më 22 qershor.
Futbollistët e Trepçës’89 do të udhëtojnë për në Slloveni më 12 qershor 2017 për të kryer fazën përgatitore para ndeshjeve të para kualifikuese në Ligë të Kampionëve.