KUPA E SHQIPËRISË
Kukësi fiton Kupën e Shqipërisë
22 May, 2016 @22:47
Skuadra e Kukësit ka shënuar fitore pas ekzekutimit të penalltive në finalen e Kupës së Shqipërisë, për të çuar trofeun në fund.
Bardhekaltërit mposhtën Laçin në finale, ku këta të fundit nxorrën vazhdimet në minutat shtesë të takimit, pasi që Kukësi kishte marrë avantazhin përmes Cariocës në minutën e 65-të.
Ishte Aldo Mitraj që barazoi për Laçin në minutën e 90+3’ në 1-1 dhe ndeshja u çua në vazhdime nga referi kryesor Marco Guida nga Italia.
Formacionet Laçi-Kukësi
Golat nuk erdhën në vazhdime dhe pas penalltive Kukësi triumfoi 5-3 për t’ia nisur festës.
Kukësi do të garojë në Europa Ligë stinorin tjetër, ndërsa Laçi mbetet jashtë garave europiane.