BLERAND KURTISHAJ
Kurtishaj, goleadori i stinorit
22 May, 2016 @18:19
Sulmuesi i Trepçës’89, Blerand Kurtishaj, me dy golat e shënuara sot, në xhiron e fundit të stinorit ka kaluar në krye të listës së golashënuesve të Superligës dhe është bërë golashënuesi më i mirë i këtij stinori në Superligë.
Kurtishaj ka përfunduar stinorin me 18 gola të shënuara dhe kjo është hera e dytë për sulmuesin në fjalë që përfundon si i pari në listën e ‘ekzekutorëve’ të Superligës.
Pas Kurtishajt janë renditur Kastriot Rexha me 17, Mendurim Hoti me 11 dhe Akinyemi Akinola Adeleke me 10 gola të shënuara, ndërsa me nga 9 gola kanë përfunduar stinorin Liridon Fetahaj, Mevlan Zeka e Liridon Leci.
Kurtishaj ishte bërë golashënues më i mirë i stinorit 2013/14 kur e kishte përfunduar atë me 16 gola të shënuara.