NË SKENDERAJ
Drenica fundos Istogun
22 May, 2016 @17:09
Sulmuesi i Drenicës, Hysen Tahiri, i ka dhënë fund shpresave të Istogut për mbijetesë në Superligë.
Ai ka shënuar dy herë sot në “Bajram Aliu” për t’ia sjellë ekipit të tij fitoren dhe për të siguruar barazhin për drenicakët.
Përkundër se Istogu u mundua të bëj diç më shumë, atyre u duhej fitorja dhe përveç golit të barazimit nga Fatlum Gashi, as ndërrimet e kryera nga trajneri Besim Podrimaj nuk dhanë rezultat.
Drenica do të kërkojë mbijetesën përmes barazhit, ndërsa Istogu do të jetë anëtar i radhës në Ligë të Parë të Kosovës.