NË KISHNICË
Hajvalia ndezet në fund
22 May, 2016 @16:44
Ndeshja e dy skuadrave që mbajnë dy pozitat e para në radhitjen tabelar, Ferronikelit dhe Hajvalisë, përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.
Megjithëse pritej fitorja e Ferronikelit, pasi ekipi nga Drenasi kishte epërsinë prej 2-0 me golat e Mevlan Zekës dhe Mendurim Hoti, gjithcka ndryshoi kur filluan minutat e lojës shtesë.
Së pari autogoli i Haxhi Shalës dhe më pas goli i Liridon Lecit, ia siguroi një pikë Hajvalisë, për të përfunduar ndeshja me rezultat 2-2.