MEDIA
Kukësi synon Vilën
4 August, 2014 @13:22
Futbollisti i kombëtares shqiptare, Emiljano Vila, është duke u kërkuar nga Kukësi.
Mesfushori që ka bërë karrierë jashtë vendit së fundi ka refuzuar ofertën për renovim kontrate nga ekipi grek PAS Janina, pasi që ky klub i kishte ofruar rrogë të njejtë si në tre vitet e fundit.
Mirëpo Kukësi, siç raporton Panorama Sport, i ka ofruar lojtarit 20 mijë euro më pak në vjet sesa ekipi grek dhe nuk besohet të ketë bindur Vilën.
Më tej, gazeta shkruan se edhe Flamurtari ka shfaqur interesim për Vilën 26 vjeç, derisa ky i fundit ka kërkuar 140 mijë euro për stinor.