JOSE MOURINHO
Referi vendosi për cirk
4 August, 2014 @9:39
Trajneri portugez i Chelseat, Jose Mourinho, ka kritikuar referin e ndeshjes për humbjen e ekipit të tij ndaj Werder Bremenit në miqësoren e djeshme.
Chelsea u mposht nga ëerderi 3-0, derisa dy golat e vendasve erdhën nga penalltia.
“Nuk kam mësuar asgjë nga kjo ndeshje. Pritjet tona nuk janë përmbushur pasi që me Werderin kemi menduar ta zhvillojmë situatën e vështërsisë në gol. Pritnim ndeshje të shpejtë dhe interesante, por referi vendosi që ta shndërrojë atë në cirk për tifozët e ekipit të Werderit - dhe e mbyti ndeshjen,” ka thënë Mourinho në konferencën për shtyp pas ndeshjes, transmetojnë mediat sot.
“Kjo ndeshje do të duhej të ishte perfekte për ne. Më pëlqen loja e ekipit të Bremenit. Janë të shpejtë, intenziv dhe mbrohen me shumë futbollistë. Kundërshtari ka qenë perfekt për miqësoren e sotme, por ja që nuk arritëm të luanim.” ka thënë mes tjerash portugezi dukshëm i frustruar nga ndeshja.
Sa i përket futbollistëve, Thibaut Courtois debutoi për Chelsean duke luajtur 45 minutat e para të ndeshjes, derisa legjenda e rikthyer, Didier Drogba, gjithashtu riveshi fanellën e kaltër.