CAPITAL ONE CUP

Foto: Capital Cup Official
Kupa i takon Cityt
28 February, 2016 @19:02
Në super finalen e zhvilluar sot në Wembley u nevojitën penalltitë që të përcaktohej fituesi. Në 120 minutat e luajtura ndeshja u mbyll me rezultat 1-1, përkundër shumë rasteve për shënim nga të dyja skuadrat. Për skuadrën e Pellegrinit golin e epërsisë e shënoi Fernandinho, mirëpo rezultati u barazua pak para fundit nga braziliani Coutinho.
Në gjuajtjet e penalltive hero ishte portieri Caballero, i cili priti 3 penallti, për t’i dhuruar skuadrës së tij triumfin në Capital One Cup. Nga pika e bardhë për skuadrën e Jurgen Klopp gabuan Lallana, Coutinho dhe Lucas Leiva, duke bërë që ëndrra e Kloppit që të debutojë me trofe në Angli të shuhet.