PREMIER LEAGUE

Foto:Google
Kush do jetë trajneri i muajit mars?
27 March, 2021 @12:55
Këtë herë në garë për t`u zgjedhur trajneri i muajit mars bëjnë pjesë Graham Potter (Brighton & Hove Albion), Brendan Rodgers (Leicester City), Ole Gunnar Solskjær (Manchester United) dhe Thomas Tuchel (Chelsea).
Potter ka udhëhequr Brighton & Hove Albion në fitoret e njëpasnjëshme ndaj Southampton dhe Newcastle United, dy nga rivalët më të afërt në fundin e tabelës, për të ikur kështu gjashtë pikë mbi zonën e rrezikshme.
Leicester City falë punës së trajnerit gjenden në pozitën e tretë në tabelë. Ata arritën fitore me rikthim në Brighton dhe një 5-0 fitore të thellë ndaj Sheffield United .
Manchester United mbajti kontrollin në vendin e dytë me një mars të pamposhtur. Ata triumfuan në derbin kundër Manchester City 0-2, duke i dhënë fund serisë së 15 ndeshjeve të citizenëve me fitore në Premier League.
Tuchel arriti 10 ndeshje pa humbje me Chelsea. Londinezët mposhtën Liverpool dhe Everton para se të barazonin me Leeds United.
Vota e publikut do të kombinohet me ato të një paneli ekspertësh futbolli për të vendosur fituesin.