Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LA LIGA

Kush e ndalë Messin?!

Kush e ndalë Messin?!


2 November, 2012 @22:19

Lionel Messi nuk është larg mendsh që të arrij edhe një rekord fantastik. Ai aktualisht ka arritur që të hyjë në TOP 10 golashënuesit më të mirë të ligës spanjolle, La Liga.

Messi i cili deri më sot ka shënuar 182 gola për Barcelonën, vetëm në La Liga, ka 25 vjet dhe me ecurinë që është duke e marrë ai shumë lehtë mund të bëhet rekorderi absolut i kësaj lige.

Goli i parë në La Liga, ndaj Albacetes

Messi, 182 golat e tij i ka shënuar në 223 ndeshje zyrtare të Primera Divisionit spanjoll. Golin e parë në këtë ligë ai e ka shënuar ndaj Albacestes në stinorin 2004/05. Ndërsa gjëja më interesante është se ai çdo stinor ka pasur rritje të numrit të golave.

Në stinorin 2004/05 ka shënuar 6 dhe radhazi ka vazhduar në 10, 14, 23, 34, 31 dhe stinorin e kaluar, magjikja 50.

Këtë stinor ai ka shënuar 13 herë në 9 xhiro të deritashme. Mëposhtë shikoni listën e dhjetëshes më të mirë të golashënuesëve në ligën spanjolle.

TOP 10 MË TË MIRËT NË PRIMERA DIVISION:  

 

251 gola Zarra (Athletic Club)

234 gola Hugo Sánchez (Atlético, Real Madrid dhe Rayo)

228 gola Raúl (Real Madrid)

227 gola Di Stèfano (Real Madrid dhe Espanyol)

223 gola César (Granada, Barça, Cultural dhe Elx)

219 gola Quini (Sporting dhe Barça)

210 gola Pahiño (Celta, Real Madrid dhe Deportivo)

195 gola Mundo (Valencia dhe Alcoià)

186 gola Santillana (Real Madrid)

182 gola Messi (Barça) dhe Agra (Sevilla)


 
Të gjitha lajmet nga