NOTAT

Emiliano Vila në duel me mbrojtjen norvegjeze/REUTERS/Arben Celi
Kush, sa u notua?!
8 June, 2013 @17:53
Barazimi i Shqipërisë në ndeshje ndaj Norvegjisë ka zhgënjyer mbi 20 mijë tifozë kuq e zi në ndeshjen e mbrëmshme të zhvilluar në Tiranë, por ka dhënë shpresa për ndeshjet e ardhshme pas paraqitjes së mirë të futbollistëve dhe lojës së pëlqyeshme, përkundër se në disa raste nuk kishte fat!
Sidoqoftë, Shqipëria do të vazhdojë te mbetet e dyta në Grupin E kualifikues, pasi që ka një pikë më shumë se Islanda që është e treta, derisa Zvicra mbetet e para në tabelë.
Sllovenia është kthjellur prej se në krye të saj erdhi trajneri me përvojë, Srecko Katanec, duke e mposhtur Islandën dhe është kundërshtari i radhës i Shqipërisë.
NOTAT E FUTBOLLISTËVE TË KOMBËTARES:
Etrit Berisha | 7 | I sigurtë dhe i qetë. Nuk e rrezikon portën duke dalë me grushtime. | |
Armend Dallku | 6 | Ndeshje mesatare për mbrojtësin e Vorsklas. | |
Mërgim Mavraj | 7 | Lider i prapavijës. Mbulon gabimet e të tjerëve, Luan gati tërë ndeshjen me kokë të lënduar dhe gjakosur. | |
Admir Teli | 6.5 | Jo si Lorik Cana, por solid dhe bashkëpunon tepër mirë me Mavrajn. | |
Ansi Agolli | 6.5 | Luftarak, me disa gabime të parrezikshme. Ka qejf të dalë përpara, por Gianni De Biasi, nuk e la mbrëmë. | |
Ervin Bulku | 7 | Natë pozitive për Bulkun që vrapoi shumë. | |
Migjen Basha | 7.5 | Natë e dëshmimit si lider i mesfushës. Një lloj i Andrea Pirlos, që nuk kishte me kë të luaj për të treguar edhe më shumë kapacitetin e tij. | |
Emiliano Vila | 6 | Punon në krah, por mungoi në ofanzivë. | |
Valdet Rama | 7 | Debuton me gol individual, duke treguar aftësitë e tij personale dhe sa shumë i është dashur Shqipërisë një driblues i tillë. | |
Edgar Çani | 6.5 | Vrapoi, fitoi topa në ajër - por nuk u ndihmua nga të tjerët shumë për të pasur raste të mira. | |
Hamdi Salihi | 5.5 | Një rast - godet shtyllën, por humbi diku në mbrojtjen norvegjeze - duke qenë i harruar nga të gjithë. |