LAHM

REUTERS
Me Guardiolan edhe më të fortë!
8 June, 2013 @17:01
Philipp Lahm beson se skuadra e tij do të jetë edhe më e fortë në stinorin e ardhshëm nën drejtimin e trajnerit të ri, Pep Guardiola.
Bayern Muncheni këtë stinor me trajnerin Jupp Heynckes ka fituar ‘kurorën e trefishtë’ duke triumfuar në Ligë të Kampionëve, Bundesligë dhe në Kupën e Gjermanisë.
Megjithatë, ky sukses historik i bavarezëve sipas kapitenit të Bayernit nuk do të krijojë presion në stinorin e ardhshëm dhe me ardhjen e Guardiolas do të jenë edhe më të fortë.
Guardiola zyrtarisht do ta fillojë punën e tij te Bayerni me 26 qershor dhe më pas, me 24 korrik do të luajë ndeshje miqësore kundër ish skuadrës së tij, Barcelonës.