ATLETICO
Negredo, pasardhësi i Falcaos
8 June, 2013 @16:42
Pasi u transferua sulmuesi kryesor i Atletico Madridit, Radamel Falcao, në skuadrën françeze, Monaco, për 60 milionë euro, drejtuesit e klubit madrilen janë duke punuar pa u ndalur në mënyrë që ta gjejnë pasardhësin e tij.
I pari në listë është sulmuesi i Sevillas, Alvaro Negredo, i cili besohet se mund ta mbulojë hapësirën e zbrazur në sulm nga transferimi i Falcaos.
Për dëmshpërblimin e futbollistit 27 vjeçar mësohet se Atletico ka ofruar 13 milionë euro dhe tani është në pritje të përgjigjes së Sevillas.
Negredo këtë stinor ka qenë golashënuesi i katër më i mirë në La Liga me 25 gola, duke u renditur pas Lionel Messit, Cristinao Ronaldos dhe Radamel Falcaos.
Në qoftë se dështon transferimi i Negredos, atëherë si plan B shikohet sulmuesi i Benficas, Oscar Cardozo.