CR7

REUTERS
S’kam biseduar me askë
8 June, 2013 @16:57
Kapiteni i Portugalisë erdhi në Madrid në vitin 2009 për rekord botëror të 90 milionë eurove - duke vazhduar të shënojë golat e tij në Spanjë.
Sidoqoftë, mosfitimi i asnjë trofeu me madrilenët në stinorin e fundit, ka bërë që ai të spekulohet nga mediat e ndryshme për një kalim të mundshëm në Manchester United dhe disa ekipe tjera.
Por, ditë më parë kreu i klubit madrilen Florentino Perez ka thënë se ai është i paçmim dhe do t’i ndihmojë Real Madridit në rrugën drejt titullit të dhjetë europian.
Mirëpo, në një prononcim të djeshëm pas fitores së djeshme të Portugalisë ndaj Rusisë 1-0, Cristiano Ronaldo ka thënë se nuk ka biseduar me askë lidhur me vazhdimin e kontratës, por me rëndësi është fitorja e Portugalisë për momentin, duke mohuar kështu prononcimet e mediave për vazhdim të kontratës me klubin madrilen.