Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS SUKSESIT, FLET SELEKTORI

Kushtrim Munishi i lumtur, merita e vajzave për disiplinë dhe angazhim

Foto: FFK

Kushtrim Munishi i lumtur, merita e vajzave për disiplinë dhe angazhim


Teksti: FFK

1 October, 2021 @10:47

Kombëtarja e Kosovës U17 në konkurrencën e femrave e ka shkruar një faqe të re në historinë e futbollit tonë. Qysh në pjesëmarrjen e parë në garat kualifikuese të Kampionatit Evropian vashat dardane nën 17-vjeç kanë arritur ta fitojnë grupin dhe të promovohen në Ligën A të kualifikimeve për Euro 2022. Në ndeshjen e fundit dhe përcaktuese në kuadër të Grupit 1 të Ligës B, Kosova ka shënuar fitore ndaj nikoqirit të ndeshjeve të këtij grupi, Luksemburgut, me rezultat 4:2.

Kjo fitore dhe goldallimi më i mirë në krahasim me Bjellorusinë ia ka mundësuar vashave të drejtuara nga përzgjedhësi Kushtrim Munishi që të promovohen në Ligën A të kualifikimeve, që është një sukses i jashtëzakonshëm për futbollin kosovar në përgjithësi, e veçmas për atë femrave. Me tre gola në fitoren ndaj Luksemburgut ka kontribuuar Aurora Racaj, derisa një gol e ka shënuar Rreze Gashi. Kësisoj, Kosova i mbylli garat e Grupit 1 të Ligës B me 7 pikë, me dy fitore (ndaj Gjeorgjisë dhe Luksemburgut) dhe një barazim (ndaj Bjellorusisë).

Tani Kosova U17 e pret tërheqjen e shortit në muajin nëntor dhe më pas nëpërmjet ndeshjeve në Ligën A, do të synojë kualifikimin historik në Evropian. Pas këtij suksesi të jashtëzakonshëm, përzgjedhësi Kushtrim Munishi u shpreh tejet i lumtur dhe i përgëzoi vajzat e reja dardane për paraqitjen e shkëlqyeshme në këto ndeshje.

“Jam shumë i lumtur për këtë sukses. Kjo është meritë e vajzave, të cilat shfaqën disiplinë dhe angazhim maksimal. Në të tri ndeshjet e këtij grupi kemi luajtur shumë mirë dhe i kemi dominuar kundërshtarët. Realisht kam besuar në këtë sukses, ngase kemi punuar në mënyrë intensive me vajzat në 2-3 muajt e fundit në Prishtinë dhe normalisht se kur punon edhe suksesi nuk mungon. Jam krenar me këto lojtare dhe i përgëzoj për paraqitjen e tyre mbresëlënëse. Ta kalosh një fazë të tillë kualifikuese qysh në debutim është ndjenjë e papërshkrueshme. Tani e meritojmë ta festojmë këtë sukses, por shumë shpejt do t’i rikthehemi punës për t’u përgatitur për fazën tjetër kualifikuese dhe pse jo ta synojmë kualifikimin historik në Evropian”, ka theksuar Munishi.


UEFA HATTRICK PROGRAM

“Hattrick” në Tiranë, shqyrtohen projektet

Shqipëria/Kosova

“Hattrick” në Tiranë, shqyrtohen projektet

01/10/21 @ 10:37

TEAM OF THE WEEK

Superliga - Formacioni i javës (7)

FFK Superliga

Superliga - Formacioni i javës (7)

01/10/21 @ 10:02

LISTA E LOJTARËVE

Ramiz Krasniqi shpall ftesat e Kosovës U19

Kosova

Ramiz Krasniqi shpall ftesat e Kosovës U19

30/09/21 @ 20:36

KOSOVA U17 - FEMRAT

Vajzat të parat në grup

Kosova

Vajzat të parat në grup

30/09/21 @ 19:59

PRISHTINA - ULPIANA

Ndalet nga Ulpiana, Prishtina ende pa fitore në shtëpi

FFK Superliga

Ndalet nga Ulpiana, Prishtina ende pa fitore në shtëpi

30/09/21 @ 17:12

DUKAGJINI - DRITA

Heroi Chibueze, Dukagjini me 10 lojtarë mposhtë Dritën

FFK Superliga

Heroi Chibueze, Dukagjini me 10 lojtarë mposhtë Dritën

30/09/21 @ 17:01

BRONDBY - LLAPI

Llapi deklasohet në Danimarkë, pranë eliminimit

Conference League/FFK Superliga

Llapi deklasohet në Danimarkë, pranë eliminimit

25/07/24 @ 20:52

LOJËRAT OLIMPIKE

Lojërat Olimpike Paris 2024, orari i xhudistëve nga Kosova

Lojërat Olimpike/Xhudo

Lojërat Olimpike Paris 2024, orari i xhudistëve nga Kosova

24/07/24 @ 14:14

LIGA E PARË

Liga e Parë 2024/2025, ndarja e ekipeve në Grupet A dhe B

FFK Liga e parë

Liga e Parë 2024/2025, ndarja e ekipeve në Grupet A dhe B

24/07/24 @ 14:05

BALLKANI - HAMRUN SPARTANS

Pa gola në shtëpi, Ballkani do ta kërkojë kualifikimin në Maltë

Conference League/FFK Superliga

Pa gola në shtëpi, Ballkani do ta kërkojë kualifikimin në Maltë

23/07/24 @ 22:20

BALLKANI - HAMRUN SPARTANS

Ballkani - Hamrun Spartans, 11-shet startuese

Conference League/FFK Superliga

Ballkani - Hamrun Spartans, 11-shet startuese

23/07/24 @ 17:08

XHIROJA E PARË E STINORIT

Kampioni mbrojtjen e titullit e nis ndaj Dukagjinit

FFK Superliga

Kampioni mbrojtjen e titullit e nis ndaj Dukagjinit

23/07/24 @ 13:24

ORARI I PRISHTINËS

Prishtina e nis stinorin ndaj debutueses në Superligë

FFK Superliga

Prishtina e nis stinorin ndaj debutueses në Superligë

23/07/24 @ 13:19

the GUNNERS

Arteta përgjigjet, Calafiori shumë afër

Premier League/Serie A/Transfere

Arteta përgjigjet, Calafiori shumë afër

23/07/24 @ 11:42

VENDIMI I UEFA-së

UEFA dënon Egnatian

FSHF Kategoria Superiore/Champions League

UEFA dënon Egnatian

23/07/24 @ 11:10

PENSIONOHET LEGJENDA SKOCEZE

Andy Murray pensionohet nga tenisi pas Lojërave Olimpike “Paris 2024”

Tenis

Andy Murray pensionohet nga tenisi pas Lojërave Olimpike “Paris 2024”

23/07/24 @ 10:45


 
Të gjitha lajmet nga