Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUKAGJINI - DRITA

Heroi Chibueze, Dukagjini me 10 lojtarë mposhtë Dritën

Heroi Chibueze, Dukagjini me 10 lojtarë mposhtë Dritën


30 September, 2021 @17:01

Një fitore tejet e rëndësishme për Dukagjinin nga Klina sot!

Sot skuadra e drejtuar nga Armend Dallku triumfoi me rezultat 2-1 (Ahmed Januzi 59’, Henry Chibueze 87’ / Almir Ajzeraj 39’) ndaj Dritës, të cilën e mposhti me përmbysje të rezultatit.

Për Dukagjinin kjo ishte fitorja e parë në këtë sezon të Superligës, kurse Drita sot e pësoi disfatën e dytë me radhë në ligë, pas asaj nga Gjilani fundjavën që e lamë pas.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 0-1 për gjilanasit. Topin e harkuar nga këndi, Kenan Haxhihamza i vendasve e largoi, e topi shkoi te Almir Ajzeraj i Dritës, i cili me një goditje të fuqishme e dërgoi topin në rrjetë (39’). Kështu, Drita shkoi në pushim me epërsi minimale.

TABELA AKTUALE

E pjesën e dytë Dukagjini e filloi mirë. Katër minuta pasi filloi pjesa e dytë, Ahmed Januzi realizoi me kokë për 1-1, për ta vendosur barazpeshën mes skuadrave.

Rreth 10 minuta më vonë, gjërat filluan të komplikohen për Dukagjinin. Elton Basriu i skuadrës në fjalë në minutën e 58’ u përjashtua me karton direkt të kuq, vendim i cili u mor pas rishikimit me VAR.

Superioriteti numerik në fushë bëri që Drita të bënte disa ndryshime sulmuese në formacion, e kjo iu revanshua në kahun tjetër. Pas një gabim në mbrojtjen gjilanase, Henry Chibueze, ish-sulmuesi i Lirisë e Vëllaznimit, që sapo ishte inkuadruar në lojë, e çoi topin në rrjetë në minutën e 87’, për t’ia dhënë kështu fitoren dhe pikët e plota Dukagjinit nga ky takim.

Kjo fitore, që erdhi edhe pse Dukagjini ishte me 10 lojtarë në fushë për një pjesë të konsiderueshme të ndeshjes, mund të jetë shumë e vlefshme për klinasit në luftën për mbijetesë, kurse për Dritën ky është një tjetër hap prapa në luftën për titullin kampion.


SHTOHET PËRVOJË E RE TE KAMPIONET

Gani Sejdiu angazhohet te KFF Mitrovica

FFK Liga e parë/Transfere

Gani Sejdiu angazhohet te KFF Mitrovica

30/09/21 @ 12:23

OVERSPORT

Pagat e futbollistëve të Kosovës e Shqipërisë në Serie A

Serie A/Sportistë shqiptarë në botë

Pagat e futbollistëve të Kosovës e Shqipërisë në Serie A

30/09/21 @ 11:03

JUVENTUS 1-0 CHELSEA

Chiesa vendos, Juve mposht kampionin e Evropës

Champions League/Serie A

Chiesa vendos, Juve mposht kampionin e Evropës

29/09/21 @ 23:10

MANCHESTER UNITED 2-1 VILLARREAL

Dallimi quhet Cristiano Ronaldo, United në sekondën e fundit fiton

Champions League/Premier League

Dallimi quhet Cristiano Ronaldo, United në sekondën e fundit fiton

29/09/21 @ 23:00

BENFICA 3-0 BARCELONA

Pa gol e pa pikë, Barcelona vazhdon shkretë

Champions League

Pa gol e pa pikë, Barcelona vazhdon shkretë

29/09/21 @ 22:51

UEFA CONFERENCE LEAGUE

Drita e Dukagjini eliminohen, Ballkani vazhdon tutje

Conference League/FFK Superliga

Drita e Dukagjini eliminohen, Ballkani vazhdon tutje

03/08/23 @ 23:59

MBROJTËSI

Egzon Sinani pas ndarjes me Gjilanin, zyrtarizohet te Prishtina

FFK Superliga/Transfere

Egzon Sinani pas ndarjes me Gjilanin, zyrtarizohet te Prishtina

01/08/23 @ 11:12

MEDIA TALK

Albion Rrahmani drejt Rumanisë!

FFK Superliga/International/Transfere

Albion Rrahmani drejt Rumanisë!

31/07/23 @ 12:24

MIQËSORE E SUPERLIGËS NË OHËR

Llapi e Malisheva testojnë ekipet, ndeshja mbyllet me barazim

FFK Superliga

Llapi e Malisheva testojnë ekipet, ndeshja mbyllet me barazim

30/07/23 @ 20:06

PRIZREN

Petrus Jr John debuton me dy gola në miqësore për Lirinë

FFK Superliga/FFK Liga e parë

Petrus Jr John debuton me dy gola në miqësore për Lirinë

30/07/23 @ 12:12

NIS STËRVITJET

Arbnor Ramadani rikthehet te Llapi

FFK Superliga/Transfere

Arbnor Ramadani rikthehet te Llapi

29/07/23 @ 11:09

MBROJTËSI I RI

Liria prezanton mbrojtësin Redon Arifi

FFK Superliga/FFK Liga e parë/Transfere

Liria prezanton mbrojtësin Redon Arifi

29/07/23 @ 10:23

2023/2024

Superliga e Kosovës, çiftet e xhiros hapëse

FFK Superliga

Superliga e Kosovës, çiftet e xhiros hapëse

28/07/23 @ 12:49

DUKAGJINI - RIJEKA

Dukagjini pësoi minimalisht nga Rijeka

Conference League/FFK Superliga

Dukagjini pësoi minimalisht nga Rijeka

28/07/23 @ 10:25

VIKTORIA PLZEN - DRITA

Smakiqi heroik, Drita kthehet me shpresa nga Çekia

Conference League/FFK Superliga

Smakiqi heroik, Drita kthehet me shpresa nga Çekia

28/07/23 @ 10:20


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga