BARAZIMI BEFASUES
Laçi befason sllovenët
3 July, 2014 @22:04
Laçi ka arritur të nxjerrë rezultat mbresëlënës në Slloveni sonte. Ekipi i Stavri Nicës ka barazuar ndaj Rudar Velenjes, 1-1, nëpërmjet nigerianit, Segun Adeniyi, i cili ka shënuar në minutën e parafundit të takmit për të lënë vendasit e befasuar.
Rudari kishte iniciativë në ndeshje dhe arriti shpejtë te gol, kur mesfushori Denis Klinar shënoi për 1-0. Mirëpo mesfusha e ngjeshur e laçjanëve ka lënë sllovenët në kërkim të golit të dytë, derisa ata kanë goditur përmes armës së tyre - kundërsulmit në fund.
Tashmë ekipi i Nicës në Shqipëri do të ketë avantazhin e barazimit me gol, derisa me rikthimin e sulmuesit të tyre kryesor (që sot nuk ka luajtur për shkak të suspendimit nga kartonët e verdhë në UEFA) Erjon Vuçaj, goli pritet të jetë më afër Laçit.
Barazimi i Laçit bëhet me vlerë edhe më të madhe kur kihet parasysh favorizimi i madh që bastoret ia kishin bërë ekipit slloven. Javën që vjen, Laçi do të duhet të shfrytëzoj rastin ideal për kalim në fazën e radhës në Europa League.