ZEQIR YMERI

Laçi feston pikën në Kukës
13 April, 2015 @19:49
Lideri i Kategorisë Superiore shqiptare, Kukësi, është ndalur sot nga Laçi në shtëpi.
Ekipi i Artim Shaqirit nuk ka arritur përgjatë 90 minutave të thyej barrierën e fuqishme laçjane të kurdisur nga ish trajneri i kukësianëve, Armando Cungu.
Pika e fituar përveç rëndësisë së madhe që ka për bardhezinjtë nga Laçi, ka ndërprerë serinë e tre fitoreve me radhë të Kukësit.
E rezultati 0-0 nuk i garanton Kukësit lidership tash e tutje.
Kukësi aktualisht me një ndeshje më shumë se Skënderbeu ka 62 pikë, derisa korçarët që luajnë në këto momente kanë 60 pikë.