PELLEGRINI

REUTERS/Arkiv
Përgjegjësia ime
13 April, 2015 @16:24
Humbja e djeshme në derbi të qytetit, kampionit të Anglisë, Manchester City, i dha edhe një goditje të rëndë në rrugë drejt mbrojtjes së titullit.
Chelsea ka tashmë 12 pikë më shumë se City, derisa trajneri kilian i kampionit, Manuel Pellegrini, ka thënë se përgjegjësia për rënien e lojës së ekipit i takon atij.
“Humbja është përgjegjësi e imja dhe e vetmja mënyrë për të përmirësuar këtë është që t’i kthehemi fitoreve. Nuk flas për pozitën time, ajo nuk është me rëndësi,” ka thënë kiliani, transmeton BBC sot.
“Vetëm 20 minuta luajtëm mirë, më pas ramë nga loja. Kjo nuk guxon të ndodhë më,” ka shtuar ai ndër të tjera.