Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZYRTARE

Largohet edhe një trajner i Superligës!

Largohet edhe një trajner i Superligës!


6 May, 2021 @18:30

Pas Klodian Duros, që u shkarkua nga Feronikeli jo shumë kohë më parë, sot edhe një skuadër e Superligës e ka larguar trajnerin.

Disfata e xhiros së kaluar nga Drenica dhe humbja e sotme ndaj Arbërisë kanë bërë që klubi i Ballkanit ta përfundojë bashkëpunimin me Bledi Shkëmbin, i cili te kjo skuadër erdhi si zëvendësues i Ismet Munishit më herët gjatë sezonit.

Dy disfatat e lartpërmendura bënë që Ballkani ta lëshojë kreun dhe për më tepër kjo skuadër tashmë rrezikon që të mos përfundojë as e dyta, që do të nënkuptonte moskualifikim në garat evropiane sezonin tjetër.

TABELA AKTUALE

Ky lajm u bë i ditur nga klubi suharekas në Facebook, ku Shkëmbi është falënderuar për kontributin e tij si drejtues i skuadrës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga