Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHKËNDIJA

Largohet Ibraimi, kthehet Hasani?

Largohet Ibraimi, kthehet Hasani?


9 January, 2021 @15:57

Spekulime interesante vijnë nga Maqedonia Veriore.

Sot te infosport.mk shkruhet që Shkëndija e Tetovës pritet ta rikthejë në skuadër futbollistin Ferhan Hasani, që së fundi ishte pjesë e HJK Helsinkit, ndërsa flitej për një kalim të tij te Tirana në Shqipëri.

Megjithatë, duket që Hasani do të rikthehet të Shkëndija e nuk do të shkojë te Tirana. Ndërkohë te skuadra kryeqytetase e Shqipërisë pritet të shkojë Besart Ibraimi, një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës nga Tetova.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë!


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore