FUSHË KOSOVA

Largohet Sermaxhaj
28 April, 2014 @13:36
Skuadra e fundit e renditjes tabelare të Superligës së Kosovës, Fushë Kosova, që po lufton për mbijetesë ka mbetur pa trajnerin e saj të deritashëm, Sami Sermaxhaj.
Sermaxhaj i cili i dha një motiv shtesë Pampurëve në luftën e tyre për ekzistencë, ka konfirmuar largimin e tij për shtojcën sportive të gazetës Tribuna, Arena, derisa për më tepër gazeta shkruan se ekipi i fundit i renditjes kërkon Afrim Tovërlanin në vend të tij.
Xhiron e radhës, Fushë Kosova do të ketë punë të vështirë ndaj liderit Llamkos Kosova, së cilës së fundi i është rrezikuar titulli kampion.