DEL PIERO

Lamtumirë Australi
28 April, 2014 @12:00
Legjenda e futbollit italian dhe e Juventusit, Alessandro Del Piero, është përshëndetur nga ekipi i tij i deritashëm, Sydney.
Del Piero tashmë 39 vjeçar qe dy vite luan për ekipin Australian dhe sot nëpërmjet web faqes së tij zyrtare i ka thënë ‘arrivederci’ Sydneyit.
Raportet në mediat austrialine dhe ato italiane lidhin mundësinë se Del Piero mund të kalojë tash në MLS (Liga Profesionale e SHBA-së), derisa interesim ka treguar ish ekipi i Hamdi Salihit, DC United.