TREPÇA '89
Largohet Shotani, Trepça ‘89 mbetet pa trajner
15 September, 2016 @22:21
Pavarësisht rezultateve të mira në katër xhirot e para të Superligës, jo gjithçka po shkon në mënyrën më të mirë te skuadra e Trepçës ‘89.
Kjo skuadër ka mbetur pa trajner, pasi trajneri i deritashëm, Bekim Shotani, ka vendosur të largohet.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit me anë të një njoftimi, ku thuhet se arsyet e kësaj ndarjeje janë obligimet familjare të trajnerit.
Në vend të tij, skuadra do të udhëhiqet përkohësisht nga Veton Çitaku, i cili deri më tani kryente detyrën e drejtorit sportiv.
Trepça ‘89 nën drejtimin e Shotanit kishte shënuar tre fitore në katër xhirot e para në Superligë.