NË MEAZZA
Interi ndaj kampionit izraelit
15 September, 2016 @14:04
Trajneri i ri i Interit, Frank De Boer, mendon që të krijojë kampionë si ai nga ekipi që po drejton. Këtë e arriti derisa ishte pjesë e Ajaxit dhe do të provon ta instalojë edhe te Interi.
De Boer është ish-kampion i Ligës së Kampionëve dhe i Kupës UEFA si lojtar i Ajaxit. Ndërsa Inter është ekipi që ka më së shumti ndeshje të zhvilluara në histori të klubeve europiane në garën e Kupës UEFA dhe Europa Ligës bashkë.
Në anën tjetër, Hapoel Beer Sheva është bërë për herë të parë kampion i Izraelit stinorin që shkoi. Ata nuk e arritën Ligën e Kampionëve pasi që u eliminuan nga Celticu në Play-Off.
Ekipi izraelit deri tani nuk ka fituar asnjëherë si mysafir në gara europiane.
Kurse, nëse Felipe Melo bëhet pjesë e ekipit startues sonte, do të regjistrojë paraqitjen e 50 në gara europiane.
Inter përveç Hapoelit në Grupin K të Europa Ligës do të ndeshet edhe me Southamptonin dhe Spartan e Pragës.