KINEZËT
Largojnë Cannavaron, sjellin Scolarin
5 June, 2015 @2:47
Ish mbrojtësi italian, Fabio Cannavaro, pas 7 muajve punë me ekipin kinez Guangzhou Evergrande, duhet të largohet nga skuadra.
“Për shkak të nevojave të zhvillimit të klubit është vendosur që trajner i ri i ekipit të jetë, Luiz Felipe Scolari,” ka qenë njoftimi i klubit kinez, që ka bërë të ditur se kontrata e Cannavaros me këtë klub ka përfunduar më 5 qershor 2015.
Cannavaro kishte zëvendësuar Marcelo Lippin në këtë post, derisa klubi i ka falenderuar për punën e bërë në këto muaj.