GJAKU THËRRET
Talenti i Milanit, zgjedh Marokon
5 June, 2015 @2:40
Sulmuesi i talentuar i Milanit, Hachim Mastour, ka zgjedhur të përfaqësojë vendin e origjinës së tij në vend të vendlindjes.
Mastour kështu ka refuzuar ftesën e përfaqësueses italiane duke përzgjedhur Marokon, prej nga ka origjinën djaloshi 16 vjeç.
Ai parashihet të jetë një sulmues i së ardhmës, derisa ka lindur në Itali.
“Zgjodha Marokon, pasi që më shumë ndihem maroken sesa italian, edhepse u linda në Itali,” i ka thënë Mastour faqes zyrtare të Federatës marokene të futbollit.
Edhepse ende nuk ka debutuar në Serie A, Mastour, ka marrë ftesë nga përfaqësuesja marokene për miqësore ndaj Libisë.